https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas refuzimit të statusit kandidat të Shqipërisë nga Bashkimi Europian, kreu i delegacionit për Europën Juglindore ne parlamentin europian, Eduard Kukan, thekson se vendi ynë duhet të shënojë përparim konkret deri në qershor, ashtu siç rekomandojnë pesë vende anëtare të BE-së. Në një intervistë për radion "Dojçe Vele", Kukan shprehet se gjatë kësaj kohe duhet provuar një atmosferë e re politike, me bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. "Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t'ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8 - 10 vjet të tjera." Ndërsa Gjermania, shteti më me shumë peshë në union, ka thënë se Tirana zyrtare ka kohë deri në pranverë që të dëshmojë përparim lidhur me refomat që ka ndërmarrë. Në fjalën e saj në Bundestag, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nëse puna e qeverisë është konkrete atëherë vendet anëtare do të thonë njëzëri "Po". Merkel theksoi edhe njëherë se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të marrë statusin e vendit kandidat.