Statusi, analistët: Të bëhet drejtësi, jo më fushata - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë kaluar më shume se 4 vjet nga aplikimi i bujshëm për statusin e vendit kandidat dhe Shqipëria sot numëron 4 refuzime dhe ka mbetur pas të gjithave vendeve të rajonit në procesin e integrimit duke u renditur në të njëjtin pozicion si Bosnje Hercegovina. Përtej  akuzave politike që PS dhe PD kanë artikuluar këto vite sa herë që Shqipëria merr përgjigje negative, analiste dhe politologë mendojnë se qershori duhet të shihet si momenti kur qeveria duhet të japë prova për shtetin ligjor. Edhe pse nuk mund t'i vishen të gjitha përgjegjësitë qeverise Rama për dështimin e 17 dhjetorit, për Aleksandër Çipen lufta ndaj korrupsionit nuk mund të bëhet me fushata. Qeveria Rama por edhe klasa politike shqiptare ka 6 muaj kohë për të bindur vendet skeptike të Europes Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën duke arritur rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe në ketë drejtim debate për statusin do të dominoje skenën politike edhe vitin e ardhshëm ndërkohë që kalendari për hapjen e negociatave për anëtarësim me vendimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së duket se tashme është shtyrë.

Free Traffic Exchange