Rruge e re drejt Alpeve, projekti 10 milionë € - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deri dje mund të ishte konsideruar e pamundur, por ndërtimi i Rrugës së Vermoshit në Malësinë e Madhe po kthehet në realitet. Firma kontraktuese dhe financuesit e projektit, mes të cilëve KFW-ja gjermane dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kanë kryer një dëgjesë publike në Selcë me banorët e komunës së Kelmendit. Kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu tha se realizimi i këtij projekti do të shtojë mundësitë për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Ndërsa kryetari i komunës Kelmend, Gjeto Dukaj, u shpreh për rëndësinë që ka rruga e re për këtë komunitet. Projekti që kushton 10 milionë euro, fillimisht pritet të nisë me zgjerimin e rrugës ekzistuese çka do t'i japë zgjidhje çështjes së infrastrukturës rrugore për një nga perlat e natyrës shqiptare, siç është Vermoshi. Ndërhyja në këto rrugë që pritet të përfundojë brenda pak kohesh do të lehtësojë jetesën e banorëve dhe nga ana tjetër do të zgjojë interesin e turistëve vendas dhe të huaj për të parë bukuritë natyrore të kësaj zone.

Free Traffic Exchange