Debat për shtëpitë e dyta, dyshimi për taksën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka miratuar e vetme dy projektligjet për taksat kombëtarë dhe vendore pasi për opozitën paketa fiskale e qeverise rrit barrën e taksave për bizneset dhe qytetaret, ndërkohë që për përfaqësuesit e mazhorancës dhe qeverise taksat ulen për shumicën e shqiptareve, ndërsa merren edhe masa për situatën e vështirë financiare qe u trashëgua nga qeveria Berisha. Por e vetmja çështje qe bashkoi PD, PS dhe LSI ishte kritika ndaj dyfishimit të taksës për shtëpitë e dyta. Deputetet e mazhorancës kanë kërkuar sqarime për këtë rritje të taksës, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë kanë mbrojtur vendimin me argumentin e progresivitetit për qytetaret me nivel më të lartë mirëqenie. Opozita ka rikritikuar ashpër edhe rritjen e çmimit të naftës e cila do të çoje në rritje të çmimeve për të gjithë qytetaret.