Buxheti sipas ministrive - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti i shëtit është dokumenti kryesor financiar, i cili materializon prioritetet e qeverisë gjatë një viti. Por, kush janë sektorë më të privilegjuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Opendata Alabania, një faqe në internet që merret me llogaritje dhe publikim të dhënash ka bërë një hartë të shpenzimeve që do të kryhen në vitin 2014 me paratë që do të mblidhen nga taksat dhe tatime, si dhe nga borxhi që do të marrë qeveria. Në total janë 460 miliardë lekë që do të shpenzohen për vitin 2014. Zëri kryesor është ai i shpenzimeve të paklasifikueshme, ku përfshihen pagesa të borxhit, shpenzime operative etj. Ky tregues është me i larti për vitin 2014, pasi në të janë përfshirë edhe detyrimet e papaguara të qeverise për biznesin në masën 35 miliardë lekë, një prioritet ky i qeverisë. Ministria e Mirëqenies Sociale është institucioni me financimin më të madh, plot 127 miliardë lekë, i ndjekur nga arsimi, me 40 miliard dhe nga shëndetësia me 38 miliardë lekë. Në raport me vitin aktual, këto sektorë janë me financim më të madh. Ndërsa sektorët që janë me rënie janë ato të strehimit, çështjet ekonomike. Shpenzimet janë ulur edhe për sektorin e mbrojtjes e kulturës si dhe policisë. Ndërsa në fund të prioriteteve të qeverisë duket se janë politikat mjedisore, pasi fondi që ka Ministria e Mjedisit është më i ulëti nga institucionet me vetëm 1.5 miliardë lekë.

Free Traffic Exchange