Firmoset në Azerbajxhan marrëveshja për TAP-in - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku u firmos marrëveshja përfundimtare për transportimin e gazit të këtij vendi në Europë, përmes gazsjellësit TAP, si dhe atij Trans Anatolian.  E ashtuquajtura kontratë e shekullit, është faza e dytë e projektit që përcakton investimin final. Ai kap vlerën e rreth 28 miliardë Dollarëve. Kalimi i gazit të "Shah Deniz II" është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të korridorit jugor për furnizimin e Europës dhe heqjen e varësisë nga Rusia.  Përfaqësuesi i TAP, Kjetil Tungland, përshëndeti zhvillimin e fundit dhe konfirmoi se linja e gazsjellësit, e cila kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, pritet të nisë punën në vitin 2019.  "Synimi ynë tani është të ndërtojmë tubacionin brenda afateve kohore dhe brenda kufijve buxhetorë. Duke hapur këtë rrugë te re transporti gazi, TAP-i dhe Shah Deniz do të sigurojnë diversitetin dhe sigurinë e furnizimit me gaz për Evropën, si dhe do të përforcojnë rëndësinë strategjike të vendeve përgjatë gjurmës së gazsjellësit." Në ceremoninë e zhvilluar në Baku, merrte pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Në firmosjen e kësaj marrëveshjeje, ishin të pranishëm edhe krerët e qeverive të Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, por jo përfaqësues të qeverisë së Kosovës. Shah Deniz pritet të furnizojë me 16 miliardë metra kub gaz në vit Europën. Veç TAP, Azerbajxhani pritet ta kalojë gazin drejt Europës edhe përmes projektit Trans Anatolian, që kalon nga Turqia e Bullgaria.