http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2014, i cili për herë të pare parashikon një borxh publik prej 74 .8 % të prodhimit të brendshëm bruto. Shkak për këtë nivel të lartë të borxhit është pagesa e detyrimeve të prapambetura që do të kryeje qeveria ndaj biznesit. Duke raportuar në konferencën e kryetarëve, ministri Cani tha se ekonomisë do t'i rikthehet optimizmi në pjesën e dytë të vitit. Për realizmin e pagesave të prapambetura, qeveria do të marrë hua tek Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndërsa përsa i përket ndryshimeve fiskale, risia e kësaj pakete ligjesh është subvencionimi që do t'i bëjë qeveria disa produkteve bazë, për shtresat në nevojë. Por prezantimi i projekt-buxhetit ne Konferencën e Kryetarëve është shoqëruar me debat nga opozita, e cila akuzoi qeverinë se ka shkelur çdo afat për miratimin e ligjit më të rëndësishëm financiar në vend. Deri në fund të muajit dhjetor, komisionet Parlamentare do të kenë në qendër të diskutimeve projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2014. Debati për projekt-buxhetin e vitit 2014 është transferuar në Kuvend, gjate orëve të pasdites. Koha e paket në dispozicion dhe mungesa e transparencës, ka qene argumenti kryesor i opozitës. Ndërsa sipas kreu të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, opozita nuk duhet te sillet sikur nuk e njeh gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën la vendin, ndaj projekt-buxheti sipas socialisteve duhet te miratohet brenda këtij viti. Siç edhe pritej, pavarësisht debatit, kalendari i punimeve për projekt-buxhetin dhe paketën fiskale u miratua me votat e mazhorances, ndërsa kërkesa për shtyrje e opozitës u rrezua.