Pronarët e ish-të përdjekurit, pakënaqësi për fondet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për vitin 2014 pronarët do të marrin 100 milion lekë më shumë nga buxheti i shtetit ndërsa ish-të përndjekurit politikë do të marrin 40% më pak. Nëse bëhet një krahasim mes dy buxheteve, rezulton se këtë vit ishin planifikuar që pronarët të merrnin 1 miliard e 100 milion lekë si pjesë e fondit të legalizimeve ndërsa 200 të tjera do të subvencionoheshin nga shteti, ndërkohë që për vitin që vjen vlera që arka  e shtetit do të japë për këtë kategori vijon të jetë modeste.  Ajo nuk përbën as 0.1% të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Agim Toro, kryetar i shoqatës "Pronësi dhe Drejtësi" thotë se me këtë vlerë mund të arrijnë të shlyhen vetëm 30 deri në 40 subjekte, ndërkohë që janë qindra të tjerë që presin kompensimin. Të pakënaqur nga shifra që po jep shteti për vitin e ardhshëm kanë mbetur dhe ish- të përndjekurit. Simon Miraka, kryetar i shoqatës që përfaqëson këtë grup thotë se me këtë ritëm, shlyerja përfundimtare e tyre përfundon në vitin 2025. Agim Toro thotë se ish-pronarët do të vijojnë që t'i drejtohen gjykatës së Strasburgut për të marrë drejtësinë që i takon, edhe pse tani ka nisur një precedent, që nuk po ekzekutohen as vendimet e saj. Ndërsa, ish-të përndjekurit nxjerrin si problem ecurinë e ngadaltë të shqyrtimit të dosjeve nga ana e ministrisë së Drejtësisë, pasi që nga shtatori dhe deri tani nuk ka dalë asnjë listë me emrat që duhet të marrin dëmshpërblimet.

Free Traffic Exchange