http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm është vendosur tashme në qendër të aksionit politik të opozitës. Gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar të PD, kryetari Lulzim Basha e ka cilësuar këtë projekt si buxhetin e varfërisë dhe rrënimit ekonomik. Sipas Bashës, buxheti i parë i hartuar nga qeveria Rama është buxheti i premtimeve të pambajtura dhe gënjeshtrave. Basha theksoi se arsyeja e vetme e vonesës së projekt-buxhetit dhe paketës fiskale është për të shmangur konsultimin me grupet e interesit dhe për të shmangur debatin në Kuvend.