Gjirokastër, fshati Bulo pa rrugë dhe ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse vetëm 10 km larg Gjirokastrës, fshati Bulo duket se është shumë më larg me standardet e jetesës krahasuar me qytetin. Rruga për atje është gjithë gropa dhe në të nuk është investuar prej 10 vjetësh. Por shqetësim tjetër i banorëve është edhe mungesa e ujit të pijshëm, si dhe ndotja e mjedisit. Mbeturinat hidhen në këtë vend prej vitesh edhe pse ky nuk është një territor i miratuar për këtë qëllim nga autoritetet vendore. Drejtuesit e komunës nuk pranojnë të shprehen për shqetësimet e banorëve të këtij fshati, ndërsa banorët i akuzojnë ata se pas marrjes së votës kanë neglizhuar çdo problem të ngritur prej tyre.

Free Traffic Exchange