Karateja, sport dhe pasion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është ëndrra e 14-vjeçares Ervisjana Marqeshi, fituese e Medaljes së artë për femra, e cila e praktikon sportin e karatesë prej më shumë se një viti. Ndërsa Arsen Qiriqi, ushtrues i këtij sporti prej 7 vitesh, dhe kampion i Kosovës në karate shprehet se dëshira për këtë sport i është nxitur nga artet marciale të para në filma. Karateja kategorizohet edhe si një sport i rrezikshëm dhe që mund të dëmtojë të tjerët përreth, por familjarët këtyre të rinjve nuk  e mendojnë kështu: sipas presidentit të Federatës Shqiptare të karatesë, ky sport duket se po kthehet në modë mes të rinjve, por ajo që i mungon është mbështetja financiare. Bashkëpunimi midis dy federatave, përkatësisht asaj të Shqipërisë dhe Kosovës ekziston dhe këtë e tregon fakti, se para disa ditësh kanë mbaruar procedurat dhe dy sportistë nga Kosova do të mbrojnë ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Dita e dielë shënoi edhe edicionin e 14-të mbarëkombëtare të karatesë, i cili u organizua në Pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, ku morën pjesë 105 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Mes tyre 20 janë femra dhe 85 meshkuj.