Panairi Kombëtar i Artizanatit në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto sixhade që shihni janë tradicionale të zonës së Kukësit dhe për një sy eksperti ato janë lehtësisht të dallueshme, nga ngjyrat dhe elemente të tjerë. Por nëse dikur, në Kukës kishte mbi një mijë gra që merreshin me prodhimin e kësaj sixhadeje tipike, kult për zonën, sot në qytet dhe rrethina ka vetëm 10 artizane që dinë ta realizojnë këtë produkt. Lumturi Baja tregon se sa vështirësi ka krijimi i kësaj sixhadeje dhe paralel me këtë, sa pak treg dhe mbështetje për ruajtjen e traditës. Të tillë si artizanet e Kukësit, ka e gjithë Shqipëria. Rreth 40 prej tyre, për herë të parë janë mbledhur në qendër të Tiranës, në një Panair Kombëtar të asaj çka konsiderohet produkt origjinal i joni, i cili do të duhet të ketë më tepër mbështetje. Tradita e punës me filigram, gur, por edhe ngjyrat e kostumeve tona tradicionale do të qëndrojnë edhe gjatë ditës së nesërme, ku e shkruara gërshetohet edhe keshtu me modernen, pasi një personazh si Çerçiz Topulli mund ta keni në bluzën tuaj.

Free Traffic Exchange