Debati për Aktin Normativ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e aktit normativ për nëpunësin civil ka hapur një debat të forte në ambientin politik, por edhe mes juristeve. Qeveria mbetet në pritje të vendimit të zbardhur të gjykatës për të qartësuar më pas edhe hapat që duhen ndërmarrë në lidhje me zbatimin e këtij vendimi dhe momentin kur ligji i ri për nëpunësin civil prodhon efektet e tij. Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se është vendimi i arsyetuar i Gjykatës ai që përcakton nëse efektet e ligjit të ri për nëpunësin jepen në 1 tetor apo në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit të Kushtetueses. Në rast se vendimi i Gjykatës nuk ka fuqi prapavepruese dhe efektet prodhohen kur të publikohet vendimi vihen në pikëpyetje emërimet e reja në administrate pasi neni 68 i ligjit të ri sanksionon se asnjë procedurë e re e plotësimit të një vendi të lirë, nuk fillon 3 muaj përpara datës së shtrirjes së efekteve të këtij ligji. Por mendim tjetër ndajnë juristet, pasi sipas Gent Ibrahimit  rrëzimi i aktit normativ nënkupton se ligji i ri për nëpunësin me gjithë efektet e tij, ka hyrë në fuqi në 1 tetor. Të njëjtin mendim ndan edhe opozita e cila vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Sipas kryetarit Lulzim Basha të gjitha lëvizjet e kryera ne administratën publike pas datës 1 tetor janë të paligjshme. Ne rast se vendimi i Kushtetueses parashikon se ligji për nëpunësin civil i ka dhëne efektet që në 1 tetor atëherë lindin disa dilema. Sipas ligjit, qeveria brenda 3 muajve duhet të përgatisë aktet nënligjore afat që skadon në 1 janar. Ndërkaq mbetet e paqarte se çfarë ndodh me nëpunësit që gjate kësaj periudhe janë nxjerre në liste pritje siç e parashikonte ligji i vjetër në nenin 23 për arsye ristrukturimi pasi tashme ligji i ri neni 50 sanksionon qe nëpunësit që preken nga ristrukturimi duhen transferuar. Gjithashtu ligji i ri shkrin komisionin e shërbimit civil dhe ngre komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil i cili zgjidhet nga Parlamenti. Megjithatë është edhe një skenar i tretë që është artikuluar nga socialisti Erion Braçe, qe mazhoranca t'i shtyje serish efektet ligjore të ligjit për nëpunësin këtë herë duke miratuar ndryshimet ligjore në Parlament, meqenëse Gjykata rrezoi Aktin Normativ. Në 30 shtator vetëm pak orë para se ligji i ri për Nëpunësin Civil të hynte në fuqi, qeveria me akt normativ vendosi të shtyje efektet e tij me 6 muaj, vendim ky që u vu në qendër të debatit politik dhe opozita beri ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.