Rama: Administratë, jo politike - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-24 0

Kryeministri Edi Rama e cilësoi administratën gurin e themelit për ndërtimin e një shteti të fortë dhe Europian. Gjatë konferencës 'Një administratë europiane për Shqipërinë e gjeneratës tjetër', zoti Rama tha se depolitizimi i saj dhe ndërtimi në bazë të aftësive profesionale është një domosdoshmëri dhe prioritet i qeverisë aktuale.