Rriten defektet në rrjet, shkaku: Rritja e konsumit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania CEZ Shpërndarje deklaron se ka siguruar energjinë e nevojshme, për furnizimin e qytetareve, por paralelisht me këtë situatë, ajo thotë se janë rritur defektet ne rrjet. Ky fakt ka bërë që zona të ndryshme në vend të kenë mungesa të energjisë elektrike, duke paralizuar jetën e qytetarëve dhe të bizneseve. Por ka patur edhe raste kur defektet kanë zgjatur për ore të tëra në mes të kryeqytetit. Drejtues të kompanisë sqarojnë, se ulja e temperaturave, ka sjelle rritjen e konsumit e për rrjedhojë edhe rritjen e avarive në rrjet. Por një pjesë e defekteve pranojnë drejtuesit, vijnë edhe nga vjedhja e energjisë për shkak të lidhjeve të paligjshme, një fenomen ky i cili për më shume se 20 vite nuk po gjen zgjidhje, duke ia lëne barrën vetëm qytetareve që janë pagues të rregullt të energjisë. Kompania CEZ pritet të dërgoje për ndjekje penale rreth 10 punonjës te saj si dhe 100 familje që kane abuzuar duke vjedhur energjinë, statistika këto te papërfillshme, përballë nivelit të lartë të qytetareve qe e vjedhin këtë produkt.

Free Traffic Exchange