Siguria në shkolla, nxënësit vëzhgohen me kamera - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vrasjes së adoleshentit Adriatik Tota në shkollën e Mesme Profesionale në Shkozet nga bashkëmoshatari i tij brenda mureve të shkollës, siguria në institucionet arsimore në vend mbetet shqetësimi kryesor edhe për shkolla të tjera në mbarë vendin. Menjëherë pas kësaj ngjarje, shkolla 9 -vjeçare "Ded Gjon Luli" në fshatin Hot I Ri komuna Rrethina në Shkodër ka implemetuar sistemin e survejimit me kamera jo vetëm në mjediset e jashtme,  por edhe në ambientet e brendshme të shkollës. Drejtori i kësaj shkolle Gjovalin Kodra u shpreh se përmes këtij sistemi kërkohet që të garantohet siguria e nxënësve. E veçanta e kësaj qëndron në faktin se instalimi i këtyre kamerave është një vetëfinancim i shkollës në bashkëpunim me komunitetin e prindërve. Ndërkohë, edhe pse nuk thuhet se sa është ky investim dhe nëse do të ishte më mirë që prindërit të paguanin një roje private në shkollë, kamerat shpeshherë nuk punojnë. Si p.sh në rastin e përgatitjes së kësaj kronike, kur në shkollë nuk kishte energji elektrike.

Free Traffic Exchange