Eksploziv makines pranë Kryeministrisë. - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare ne keto dy dekada demokraci jepet alarm per bombe ne kryeministri dhe zbulohet vertet nje sasi eksplozivi, poshte nje makine, çka solli evakuim te gjithe personelit. Ngjarja ka nisur mëngjesin e te premtes. Ka qene ora 9:30 minuta kur nje mjet tip "pezho" ne pronësi te prefektit te Vlorës, Besnik Dervishi, ka hyre ne mjediset e selisë se kryeministrisë. Kontrolli i specializuar i punonjësve te gardës ka konstatuar se ne pjesën e poshtme te tij ndodhej një objekt i dyshuar si sasi  eksplozivi. Drejtuesit te mjetit i është kërkuar te largohet ndërsa menjëherë u be bllokimi i lëvizjes se mjeteve te tjera afër godinës. Alarmi vendosi ne gatishmëri te gjithë strukturat shtetërore, ndërsa ne vendngjarje mbërriti ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri  i shoqëruar nga prokurorë, oficere te gardës dhe funksionare te tjerë te larte te policisë. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA, si dhe Prokuroria për Krimet e rënda ndërsa  pasi u vendos nje perimetër sigurie, ekspertet antieksploziv kryen shpërthimin e komanduar. Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv dhe nga këqyrja e detajuar e automjetit është vërtetuar se ne mjet ishte vendosur nje sasi prej me shume se 200 gram eksploziv C4, me te cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatorë dhe një celular. Grupi hetimor po vazhdon punën per sqarimin e rrethanave dhe motiveve te kësaj ngjarje, ndërkohe qe  çështja i ka kaluar për kompetence prokurorisë se Krimeve te Renda.