http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa kemi hyrë në një dimër që këtë radhë pritet të jetë më i acarti ndër dekada, sanatoriumi i Korçës është pa ngrohje. Këta janë të sëmurë kronikë në këtë spital, të cilët janë të detyruar të kalojnë kështu ditët e netët pa ngrohjen e sistemit qendror. Drejtoresha e këtij spitali, Diana Aliçkolli thotë se ngrohja në këto ambiente është me orare të kufizuara. Por siç shihet nga pamjet, edhe vetë drejtoresha në zyrën e saj ngrohet me kalorifer, pavarësisht se koha e marrjes së kësaj interviste përkon me orarin kur sistemi i ngrohjes së spitalit duhet të ishte në punë. Pavarësisht deklaratave të drejtoreshës, pacientë dhe të afërm të tyre shprehen se e vetmja mënyrë për t'u ngrohur në këto ditë të ftohta dimri janë mjetet elektrike të sjella nga shtëpitë. E njëjta situatë është edhe në shërbimet e tjera spitalore të Korçës, pasi në mungesë të karburantit ngrohja kryhet me orare shumë të kufizuara, por edhe kësisoj, nuk është se pacientët nëpër dhomat e akullta arrijnë të marrin ngrohjen e nevojshme.