http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht zhvillimeve që do të ketë në tregun ndërkombëtar ku blihet edhe sasia më e madhe e karburanteve që tregtohen në Shqipëri, çmimi i naftës dhe benzinës në janar do të rritet. Kështu varianti final që po diskuton qeveria sa i përket taksës së qarkullimit është rritja me 5 lekë për litër për naftën dhe 4 për benzinën, ndërsa varianti i dytë është 7 lek si për naftën ashtu dhe për benzinën. Shoqata e hidrokarbureve thotë se çdo lëvizje në taksa nga ana e qeverisë do të ndikojë drejtpërdrejt te çmimi që merr konsumatori. Por përveç rritjes së taksës së qarkullimit çmimi rrezikon që të ngrihet më tej si pasojë e ndryshimit të tatim fitimit nga 10 në 15%. Kompanitë e karburanteve mbajnë një normë fitimi nga 7 në 10 lek për litër, e cila ka shumë pak gjasa të ndryshojë. Rritja e çmimit të karburanteve do të sjellë kosto më të larta edhe për degë të caktuara të ekonomisë, si transporti apo ndërtimi. Qeveria pret që të arkëtojë pas rritjes së taksës së qarkullimit 3.2 miliard lekë për variantin e parë dhe 4.6 miliard për variantin ku e rrit taksën me 7 lekë si për naftën dhe për benzinën. Ndryshimi i kësaj takse është pjesë e paketës fiskale që pritet të kalojë së bashku me buxhetin e ri të premte në qeveri dhe më pas në parlament.