Zhdukja e veprave të artit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas deklaratave të drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, mbi zhdukjen e mundshme të një pjese të veprave të koleksionit që zbukurojnë institucionet shtetërore që para viteve '90, ish-drejtues të Galerisë komentojnë nismën. Për Abaz Hadon, kthimi i këtyre veprave në fondin e Galerisë Kombëtare, është një projekt i tentuar ndër vite, por ka dështuar për shkak se një pjese e këtyre veprave janë zhdukur bashkë me shkrirjen e institucioneve. Nga ana tjetër, Hado i cili e mbështet nismën, shton se jo të gjitha veprat që kërkohet të kthehen në Galeri kane vlera. Sipas kritikut te artit figurativ, duhet bërë një përzgjedhje. Galeria Kombëtare ka një inventar, sipas të cilit jashtë fondit të saj që prej vitit 1979 janë larguar drejt institucioneve të ndryshme shtatore 120 vepra. Por drejtuesi i ri Artan Shabani, deklaroi se ky inventar i tyre nuk po përputhet me atë çka po gjejnë, duke paralajmëruar dërgimin e çështjes në Prokurori.