Protestë kundër FSHF-së për dënimin ndaj Kukësit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa qindra tifozë të ekipit të futbollit të Kukësit protestuan sot sërish në sheshin kryesor të qytetit, në shenjë pakënaqësie për vendimin ekstrem të FSHF-së, siç e cilësojnë ata dhe presidenca e Kukësit, për dënimin e Kukësit me katër ndeshje jashtë fushe, heqjen e tre pikëve dhe dënimin e trajnerit, Naxhi Shensoji me 12 ndeshje pezullim. Protestuesit hodhën parulla antifederatë dhe kreut të saj Armando Duka, që sipas tyre është shkaktari i dënimit të Kukësit në mënyrë të padrejtë. Protestuesit kanë hequr dorë nga bllokimi i Autostradës së Kombit, duke shtuar se pas vendimit të nesërm të komisionit të Apelit do të merret vendimi për përshkallëzimin e protestave përpara godinës së FSHF-së.

Free Traffic Exchange