Ar në malet e Mirditës?! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Fanit në Mirditë ka kohë që flasin për grabitjen e nëntokës së kësaj zone nga një firmë turke që po ndërton hidrocentral me tunele mbi lumin Fan, por pretendimet e tyre tashmë kanë marrë një formë tjetër. Sipas gazetarit Aleksandër Ndoja, që përfaqëson këtë komunitet, nga gërmimet e kryera në këtë mal janë zbuluar minerale bakri me përqindje të lartë ari. Pasi është konsultuar me ekspertë dhe inxhinierë, ai deklaron se këta gurë janë një vlerë e çmuar e pasurisë sonë kombëtare dhe me një material të tillë është e mbushur gjithë zona ku po punojnë turqit. Kërkesën për qeverinë për të verifikuar pretendimet e banorëve, dhe inxhinierëve të bakrit në këtë zonë, e mbështet edhe PS në Mirditë. Përfaqësuesi socialist atje, Eduart Ndocaj, thotë se duhet ndaluar kjo grabitje e pasurisë kombëtare. Firma turke e cila ka nisur punën prej 6 muajsh për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Fan në Mirditë, mohon akuzat se po shkatërron pasuritë minerale të kësaj zone me qëllim tregtimin e tyre jashtë vendi. Nga ana tjetër, asnjë përfaqësues i saj nuk pranon të pohojë nëse në këtë zonë kane dalë në dritë minerale ari, me vlerë të madhe monetare.

Free Traffic Exchange