http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Premtimi për ndarjen e mandateve të ministrave nga ato të deputeteve ka qëne një premtim elektoral i kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Kuvendit Ilir Meta. Por edhe pse kane kaluar 3 muaj nga zyrtarizmi i qeverise se re, ende asnjë prej ministrave nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe kjo nuk pritet të ndodhë në këtë sesion parlamentar. Ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi shpjegon se shkak për këtë është axhenda legjislative. Aktualisht për t'u shqyrtuar në Parlament janë përveç projekt ligjeve me shumicë të thjeshte edhe disa ligje që kërkojnë 84 vota për t'u miratuar siç janë ndryshimet në kodin e procedurës penale dhe për këtë arsye mazhoranca ka nevojë për të gjithë deputetet e saj. Për të shmangur çdo vonesë në zëvendësimin e mandateve, duket se ndarja e tyre do të spostohet për në sesioni e ardhshëm parlamentar që fillon në 20 janarin e 2014.