Fier, vritet me thikë roja e Këmbimit valutor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasjet me thikë po kthehen në fenomen shqetësues dhe po shuajnë tashmë përditë jetët e qytetarëve në rajonin e Fierit. Brenda harkut kohor të dy ditëve, janë regjistruar pesë raste të goditjeve me thikë ndaj personit në këtë qark, ndërsa bilanci është tragjik; dy të vdekur dhe katër të plagosur. Rasti më i fundit i takon mëngjesit të sotëm, në Fier, ku pranë një kioske ngjitur me Xhaminë në qendër të qytetit, u gjet trupi i pa jetë i një 50-vjeçari. Viktima, Petrit Saliaj që punonte si rojë nate, është goditur me thikë dhe mjete të forta në kokë, çka i kanë shkaktuar atij dhe vdekjen. Nuk ka ende një autor apo motiv për këtë vrasje, por njësia e tregtimit të valutës, që ai ruante, është gjetur e thyer dhe në të janë grabitur një sasi e konsiderueshme parash. Policia dhe grupi i ekspertizës, pasi kanë kryer veprimet e para hetimore, dyshojnë se viktima është vrarë në këtë vend dhe më pas është trupi i pajetë është transportuar afër xhamisë. Një ditë më parë, një shtetas 27-vjeçar u godit me thikë në një lokal të fshatit Suk 2 dhe gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra në trup, ndërkohë që autori u kap nga policia në një godinë të braktisur në qytetin e Fierit, dy orë pas ngjarjes.

Free Traffic Exchange