Rama: Skema e re, shmang korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria Rama denoncoi pak javë më parë skandalin e abuzimit me ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit për më shumë se 6000 raste në të gjithë vendin, ku kryetarë komunash dhe zyrtarë lokalë kishin futur në mënyrë të jashtëligjshme në këto skema shpërblimi persona që nuk duhej të përfitonin, apo edhe të afërm të tyre. Elbasani është një nga zonat me numrin më të madh të këtyre abuzimeve, ndërsa 200 raste janë raportuar në prokurori për ndjekje penale. Për të shmangur sistemin e instaluar korruptiv, pikërisht në Elbasan nisi projekti për dixhtalizimin e këtij shërbimi, që shumë shpejt do të vijojë edhe në Tiranë dhe Durrës. Në një takim me përfaqësues të bashkisë së Elbasanit, kryeministri Rama, shpjegoi situatën e rëndë sa i takon këtyre pagesave. Personat me aftësi të kufizuara për punë, si dhe ata që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, e kanë mirëpritur dixhitalizimin e këtij shërbimi, që edhe sipas tyre shmang jo vetëm burokracitë, por dhe nuk lejon përfshirjen e padrejtë në to të personave të tjerë.

Free Traffic Exchange