Abuzimet e Arben Imamit, shpërdorimi, 100 milion lekë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plot 200 faqe me argumente ka dorëzuar Ministria e Mbrojtjes në Prokurori për të kërkuar hetimin e ish-ministrit të mbrojtjes Arben Imami dhe katër bashkëpunëtoret, e tij të cilët akuzohen për një aferë të pretenduar me spotet televizive. Kallëzimi është dorëzuar një ditë më parë në protokollin e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa për shkak të specifikes së vecantë të tij vendimi në lidhje me caktimin e prokurorit që do të merret me hetimin e çështjes do merret pas kthimit të Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili ndodhet për një vizitë pune në Angli. Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë me dije se ish-Ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka abuzuar me detyrën dhe me fondet shtetërore në 3 spote televizive dhe tre dokumentarë të transmetuar kryesisht në një televizion kombëtar gjate muajve të fushatës zgjedhore. Demi i pretenduar qe i është shkaktuar buxhetit të shtetit kap vlerën e 100 milionë lekëve të rinj. Në materialin e depozituar ne prokurori specialistet e Ministrisë se Mbrojtjes, argumentojnë se ka shkelje ligjore në negocimin dhe prokurimin e këtyre spoteve televizive, për te cilat ish-Ministri Imami duhet të përgjigjet para ligjit. Po përveç Imamit, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar të hetohen edhe Shkëlqim Berisha, ish-drejtor i shërbimeve mbështetëse. Sokol Neziraj, Nilka Sina, Ish-shefe Logjistike në këtë ministri dhe ish-shefi i marrëdhënieve me mediat, Mentor Beqja. Këta persona kane firmosur në kontratat e lidhura mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe operatoreve private, që kanë transmetuar këto spote për Forcat e Armatosura, e qe kapin vlerën e 100 milionë lekëve te reja. Nderkohë që sipas Ministrisë së Mbrojtjes procedura e prokurimit për keto spote nuk ka qene e parashikuar ne regjistrin perkates per vitin 2013. Zhvillimi i prokurimit është vendosur nga Imami, i cili ka përdorur fonde të akorduara për qëllime te tjera, nga ana tjetër, grupi i eksperteve ka zbuluar se përzgjedhja e fituesit ka qëne e paracaktuar dhe fiktive, ndërsa nuk janë thirrur operatore të tjerë të medias të marrin pjese në garë. Sipas kallëzimit, kërkesa për ofertë është bëre më 23 prill 2013 dhe kontrata është firmosur vetëm një jave më pas dhe transmetimi i reklamave ka nisur 1 dite pas firmosjes së kontratës.