http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë punë dhe pak fjalë. Kjo do të jetë moto e qeverisë Rama në luftën kundër korrupsionit. Vete kryeministri paralajmëroi reforma të thella të cilat janë parashikuar në një projekt të strategjisë kombëtare të luftës kundër këtij fenomeni. Gjate prezantimit te dokumentit, Ministri i Çështjeve Vendore shpjegoi drejtimet kryesore të saj. Ky projekt do të jetë gati për zbatim në muajin prill të vitit të ardhshëm. Nder objektivat kryesore të dokumentit janë transparenca, përmirësimi i komunikimit dhe këshillimit me publikun, bashkëpunimi me i ngushtë mes institucioneve ligj zbatuese, rishikimi i kuadrit ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar dhe mbi të gjitha bashkëpunimi me publikun në luftën kundër korrupsionit.