Arrestohet Prokurori i Pukës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë persona mes të cilëve ish-prokurori i Pukës Pëllumb Premçi, ish-sekretarja e Gjykatës Liljana Shkjau dhe kancelaria Meliha Kuka, janë prangosur mesditën e së dielës pas një urdhër-arresti të nxjerrë nga njësia task-forcë e Prokurorisë së Tiranës. Në pranga ka rënë dhe sekseri Defrim Prençi si dhe dy avokatët Fariz Xhuxhi dhe Fran Dashi. Të gjashtë të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për korrupsioni pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve , "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Mashtrim për qellim fitimi", dhe "Moskallëzimi krimi" të kryera në bashkëpunim. Arrestimi i tyre edhi pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, që mori shkas nga pamjet qe u shfaqën në një emision investigativ. Në këto pamje, shfaqeshin sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau dhe kancelaria e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, të cilat merrnin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefen Lleshi dhe prokurorit Pellumb Prençi, pesëqind mijë lekë të rinj për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur nga "Arrest në burg pa afat" në "Detyrim për paraqitje". Menjëherë me urdhër të prokurorit të përgjithshem nisen e hetimet të cilat u finalizuan me arrestimin e gjashtë personave. Ndërkohë, disa dite më parë KLD-ja liroi nga detyra edhe kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi. Ndërkaq, burime nga Ministria e Brendshme thanë se, hetimet janë të hapura, dhe janë përfshire më shume se 10 persona.

Free Traffic Exchange