Turizmi malor në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse përmend fjalën turizëm në Shqipëri, rëndom mendja të shkon në det dhe në vendet bregdetare. Edhe pse vitet e fundit në planet e pushimeve tona janë futur emra si Thethi apo Lugina e Valbonës, serish turizmi malor në Shqipëri mbetet i paeksploruar. Për shqiptaret destinacionet ndërkombëtare janë më joshëse, por nuk ndodh kështu për të huajt. Nancy nga Micigani, është një prej tyre që takuam në panairin e turizmit malor. Ka tetë vjet që jeton në Shqipëri dhe ka hapur një agjenci turistike, përmes të cilës sjell rreth 2 mije te huaj çdo vit për të vizituar vendin tonë. Duket se të huajt njohin më mirë edhe se vetë ne destinacionet turistike shqiptare. Rëndësinë e turizmit edhe për shkak të të ardhurave qe ai sjell, e kanë kuptuar edhe drejtuesit vendor. Kristaq Shahu kryekomunari i Gjinarit në Elbasan, na tregon se ky vend pak i njohur është shume tërheqës. Nuk ka të dhëna të sakta për turizmin malor në Shqipëri, por atë e synojnë më shume të huajt. Ndoshta edhe për shkak të përditshmërisë tone, ne synojmë të pushojmë diku larg Shqipërisë, e na duken çudi iniciativa si ajo e Nancyt për te promovuar bukuritë e vendit tonë.