http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Izet Ademi është një nga qindra të aksidentuar nga plasja e minave dhe municioneve të tjera në Kukës, në kohen kur ishte kufitar me Kosovën. 40-vjeçarin e shohim teksa përdor shkallen e krijuar posaçërisht për invalidët në hyrje të spitalit të këtij qarku, kur shkon aty për te riparuar protezën e vendosur në gjymtyrën e poshtme. Por a do të mundet vërtet ta riparoje ketë proteze, kjo mbetet në dorë të organizatave qeveritare dhe donatoreve, te cilët kane ngritur qendrën për riparimin e protezave të dëmtuara në qarkun e Kukësit, sepse vete spitali nuk ka fonde. Edhe pse reparti ndonjëherë mund të ngjalle trishtim, për qindra viktima të aksidenteve nga municione të plasura, është jetik, dhe jo më pak se reparti, edhe specialisti i protezave Fadil Shehu. 34 banore të këtij qarku gjeten vdekjen gjatë konfliktit të armatosur të Kosovës në vitin 1999, edhe brenda territorit administrativ të Shqipërisë. Izet Ademi ndihet shpresëplotë, edhe pse së bashku me 238 banore të tjerë të aksidentuar,vazhdon të vuajë pasoja të renda.