http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ajo që i kushton më shumë kompanisë CEZ, më shumë se debitorët, janë lidhjet e paligjshme përmes të cilave qindra familje dhe biznese shpenzojnë energji, pa i lënë kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike asnjë faturë në fund, që të paktën të shpresojë arkëtimin e parave". "Deri tani CEZ ka çuar 102 raste të lidhjeve të paligjshme për kallzim penal, ndërsa janë ndërprerë vetëm në dy muaj 304 lidhje të tilla. Lidhjet e paligjshme konsderohen vepër penale pasi janë vjedhje që qytetarët i bëjnë kompanisë CEZ" Janë më shumë se 7000 abonentë vetëm në Tiranë që kanë mbetur pa energji elektrike derisa të arrijnë të shlyejnë faturat e energjisë, deri tani të paguara. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i CEZ për kryeqytetin, Altin Gjino thotë se prioritet do të jenë lidhjet e paligjshme, të cilat dëmtojnë kompaninë më shumë se çdo gjë tjetër, më shumë edhe se amortizimi i rrjetit të shpërndarjes. Në fakt kemi parë aksione nga më të ndryshmet lidhur me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, situatë e cila për 20 vite në Shqipëri ende nuk është zgjidhur. Jo vetëm periferia por lagje të tëra të kryeqytetit janë të mbushura me tela dhe kabllo të cilat tregojnë qartë lidhjet informale që biznese dhe familje të ndryshme bëjnë duke marrë energji dhe duke mos paguar asnjë qindarkë për këtë shërbim. Në fund ata që paguajnë edhe për këto lidhje të paligjshme, janë qytetarët që shlyejnë faturat rregullisht në fund të çdo muaji, pa ditur ku ta drejtojnë gishtin: Te shteti dhe administrimi i kompanisë CEZ apo ai që merr energji pa e paguar atë!