Prania e policise ne shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithese e konsiderojne nje rast te izoluar vrasjen ne shkolle te nje 16 vjecari ne Durres, mesues dhe nxenesit e shkollave te mesme ne kryeqytet, theksojne se do te ndiheshin me te sigurt nese ne ambientet e shkolles do te qendroje pergjate gjithe kohes nje punonjes policie. Sipas tyre kjo do te sherbeje edhe per parandalimin e incidenteve. Por drejtues te policise se shtetit thone se nuk i kane kapacitetet e mjaftueshme per te mbuluar te gjitha shkollat. Sipas tyre duhet te jene vete drejtorite arsimore ato qe duhet te punesojne persona te specializuar per ruajtjen e ketyre institucioneve. Aktualisht ruajtja dhe siguria e shkollave kryhet ne baze te nje plani masash te hartuara nga policia e shtetit, ku mbikqyrja e tyre behet nga disa grupe patrullimi. Nderkohe brenda gjashtemuajve te pare te vitit te ardhshem ne institucionet me te rendesishme ne Tirane ku perfshihen edhe shkollat do te perfundoje instalimi i 250 kamerave sigurie te cilat do te monitorohen nga zyrat operative te policise qe do te bejne te mundur evidentimin dhe parandalimin e incidenteve ne ambintet shkollore. Megjithate ky problem nuk eshte vetem i Tiranes por i gjithe vendit ku numerohen 2 100 shkolla 9-vjecare dhe te mesme.

Free Traffic Exchange