Biznesi: Jo taksë progresive - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit argumenton se një taksë progresive, si në tatimin mbi të ardhurat  edhe në tatim mbi fitimin, sikundër do të aplikoje qeveria,  pritet të stimulojë informalitetin. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka i kërkon qeverise që tëmos heqë dore nga taksa e sheshtë, si dhe të jetë transparente në hartimin e paketës fiskale, në mënyre që edhe biznesi të jetë i informuar mbi  ndryshimet që do të ndodhin nga një janari i 2014. Edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar, pritet që në datë 10 të ketë një debat mbi paketën e re fiskale me komunitetin e biznesit. Aktualisht debati publik është përqendruar në përshkallëzimin qe do t'i behet tatimit te pagës së çdo individi, si dhe në rritjen deri në 15 % të tatim fitimit. Qeveria është në nevojë për para dhe një nga rrugët për të realizuar këtë është rritja e taksave. Kur ishte në opozite kjo force politike premtoi se do të ule taksat për 95 % të shqiptareve, tashme në qeveri dilema është të mbaje premtimet apo të rimëkëmbe ekonominë. Këto masa deri tani janë argumentuar dhe me kërkesat nga institucionet ndërkombëtare si FMN e nevoja për te rimëkëmbur ekonominë.

Free Traffic Exchange