http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e kontratave të punës, pagave dhe sigurimeve shoqërore ka detyruar punëtorët e hidrocentralit të Kalivaçit të ngrihen në protestë, të mbështetur edhe nga banorët e fshatit. Sipas Astrit Dervishit, kreut të komunës të Krahës, ndërtimi i HEC prej vitesh ka shkaktuar probleme në jetën e banorëve. Policia ka arrestuar katër shtetas për tubim të paligjshëm pas denoncimit të kompanisë nënkontraktore të BEG.s.a, Energy.shpk ndërkohë që punëtorët thanë se do të bojkotojnë punimet në HEC-in e Kalivaçit deri në lirimin e katër punëtorëve, si dhe zgjidhjen e plotë të problemeve të tyre. Prej vitesh punëtorët por edhe banorët e fshatit Kalivaç pretendojnë se janë prekur nga punimet për ndërtimin e hidrocentralit. Zanafilla e protestave nisi me kërkesat për kontrata pune, sigurime dhe detyrime në vlera monetare të pashlyera për muaj me radhë.