Çmimi i gazit, gjithnjë rritje në dimër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liljana Mitro është një pensioniste e cila për të kursyer ka zgjedhur që gjatë dimrit të ngrohet me gaz. Ajo thotë se faturat e energjisë elektrike në këto ditë të ftohta bëhen ndonjëherë të pamundura për t'u paguar nëse ngrohesh me korrent, kështu për njerëzit që kanë pensione të vogla duhet që çdo muaj t'i bësh llogaritë mirë. Vetë tregtarët e gazit në pikat e pakicës e pranojnë rritjen e çmimit edhe si efekt sezonal. Ata thonë se gjithnjë kur ka rritje të kërkesës sidomos gjatë dimrit, rritet automatikshit edhe çmimi. Siç ndodh gjithnjë në Shqipëri çmimi edhe pse rritet nuk është i njëjtë në të gjitha pikat ku tregtohet. Kështu në disa karburante çmimin e gjen 85 lek për litër ndërsa në disa të tjera shkon deri në 92 lek. Të cilin nëse e kthen në kilogram i bie që të shitet edhe me 190 lek. Ekspertët shprehen se për sa kohë qeveria nuk do të bëjë një strukturë të legalizuar të kostos dhe çmimit që shiten produktet hidrokarbure, gjithmonë do të shohim çmime abuzive. Në kushtet kur çmimet luhaten vazhdimisht, dhe jo për tu ulur se sa më shumë për t'u rritur, konsumatorëve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të tregojnë kujdes në përdorim, dhe ta kursejnë sa më shumë.