http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
22 banorë, prej të cilëve 15 këshilltarë dhe shtatë kryetarë të fshatrave të komunës Zharrëz në Fier janë futur në mesditën e së premtes në një grevë urie, si akti më ekstrem i protestës ndaj aktivitetit të kompanisë "Bankers" që sipas tyre u ka shkatërruar shtëpitë gjatë 3 viteve të fundit. Grevistët deklaruan se kjo formë proteste ishte zgjidhja e fundit përballë heshtjes sipas tyre të shtetit mbi problemet e tyre. Grevistët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga vendi i ngujimit nëse nuk gjendet një zgjidhje aq shumë e kërkuar prej tyre. Greva e urisë ka nisur në një nga lokalet në qendër të fshatit Zharrëz, ndërsa për tre ditë rresht banorët kanë protestuar, duke bllokuar aksin rrugor Fier-Berat. Në protestë së bashku me banorët janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës së fshatit Zharrëz. Në rrugë edhe në ditën e sotme janë vendosur gurë dhe blloqe betoni, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë për të mos përshkallëzuar irritimin e banorëve.