Ish-Uzina Dajti pastrohet nga cianuri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 30

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hartës së Shqipërisë i hiqet një nga hot-spotet me lëndë dhe mbetje të rrezikshme kimike. Në ish-uzinën Dajti në Tiranë, sot magazina e tregut të shumicës pranë rrugës "5 Maji", prej 20 vjetësh qëndronin të mbyllura 700 kilogram cianur, pluhur hekuri dhe lëndë të tjera të rrezikshme. Ish-punonjësit e ndërmarrjes "Dajti"tregojnë se pas mbylljes së uzinës, mbetjet e dëmshme u vendosen në një nga magazinat e tregut. Prej vitesh ata kanë kërkuar largimin e kimikateve nga kjo zonë tashmë tregtare dhe shumë e populluar. Prej një muaji ekspertët e mbrojtjes dhe mjedisit kanë bërë paketimin e cianurit dhe lëndëve të tjera në kuti plastike. Kryeinspektori i Mjedisit, Ergys Agasi, deklaron se pas eliminimit të këtij hot-spoti në kryeqytet aksioni do të shtrihet në zona të tjera të vendit. Procesi i largimit të cianurit nga magazinat e ish-uzinës "Dajti" u bë nga ekspertët e mbrojtjes. Zona u rrethua për disa metra katrorë. Specialistët punonin me veshje dhe maska specifike ndërsa fare pranë rrethimit  media dhe  tregtarët lëviznin lirshëm në zonë. 700 kilogramë mbetje të rrezikshme nga ish-uzina "Dajti" do të vendosen në Elbasan.

Free Traffic Exchange