Dhuna & rrjetet sociale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Imazhet e marra nga faqja personale e viktimës Adriatik Tota në rrjetin Facebook, teksa pozon me armë, janë vetëm maja e ajsbergut e një dhune verbale dhe vizive që gjendet në rrjetin social çdo dite. Këto fotografi që shihni janë marrë nga profile të ndryshëm adoleshentësh shqiptare që me një kërkim të thjeshte mund t'i gjesh rëndom në Facebook. Për psikologen e kësaj grupmoshe, Orjola Pampuri, fenomeni i nisjes së grindjeve mes njeri-tjetrit online tashme është bërë i zakonshëm, e në jo pak raste përfundon tragjikisht si një ditë më parë. Me modele personazhesh publike të cilët mbështesin përdorimin e armëve dhe të drogës, adoleshentet imitojnë në rrjete këta idhuj të tyret. Vetëm kontrolli i prindërve, shprehet psikologia, mund të ndikoje në ato çka fëmijët postojnë. Sipas një studimi amerikan, rrjetet sociale vitet e fundit janë një nga burimet të cilat duhen vëzhguar nga specialistet përsa i përket profileve psikologjike të adoleshenteve kudo në botë. Postimi i armëve, nuk mund të tregoje domosdoshmërisht një vrasës së të nesërmes, por as një adoleshent të shëndetshëm.

Free Traffic Exchange