https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arben Derhemi e nisi vitin me këtë shfaqje dhe do ta mbyllë po me të. Ne fakt, monodrama e nobelistit të njohur Italian Dario Fo, "Johan Padan dhe Amerikat", nën regjinë e Milto Kutalit rezultoi mjaft e suksesshme për Derhemin gjatë sezonit të shkuar. Për plot 100 minuta aktori është i vetëm në skene, por i shume zëshëm, pasi interpreton edhe personazhe të tjerë qe has gjate udhëtimit të tij. Edhe pse me një shfaqje qe do "kellqe", për shkak te impenjimit, Derhemi ka gjithashtu një tjetër të tillë që kërkon po aq mund këto kohet e fundit. Si një prej personazheve VIP pjësmarrës ne "Dancing with the Stars", aktori tregon sesi po i ndërthur të dyja. Monodrama e Dario Fose, ka në qendër personazhin e Johan Padanit, i cili rastësisht u gjend në anijen e Kolombit, që nisej në udhëtimin e katërt drejt Amerikës. Pjesa rikthehet kështu në Teatrin Kombëtar, të mërkurën dhe të enjten.