https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Hetim për "Belle air", të shlyejë borxhet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati mbi falimentin e kompanisë "Belle air" është zhvendosur në komision, por serish mbeti pa përgjigje fati i 52 mijë biletave të shitura, për të cilët nuk dihet se kur dhe se si do të dëmshpërblehen pasagjeret. Kjo pasi, kompania nuk ka të ngurtësuar fond garancie. Nga ana tjetër qeveria është e vendosur që të dorëzoje në prokurori dosjen për të hetuar kompaninë, e cila shpalli falimentin në mënyrë krejt të papritur, duke i lënë shtetit një detyrim të papaguar prej 6 milionë eurosh. Për ministrin e Ekonomisë, hetimi i thelluar që ka nisur ndaj kompanisë "Belle air", do të nxjerrë në pah përgjegjësitë edhe për administratën shtetërore që e ka lënë këtë situatë të precipitojë deri në këtë pikë. Historia e "Belle air" është një rast tipik shqiptar, kur një kompani hyn në treg, arrin të zotërojë mbi 50 % të tij, rezulton me një fitim të deklaruar në nivel të  kënaqshëm dhe befas shpall falimentin. Nga ana tjetër keqmenaxhimi apo favorizimi që i ka bërë shteti e ka përfshirë këtë kompani në borxhe.  Ndaj ish-ministri Ritvan Bode thotë se nevojitet një ligj i veçantë për falimentin. Por, derisa të përfundojë hetimi, apo gjykimi ndaj kompanisë si dhe të nxirren përgjegjësit, fati i pasagjerëve që kanë paguar biletat, në shume raste edhe dy herë mbetet i paqartë.