Rama: Vrasja, kambanë alarmi. Basha: Faji i qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e nxënësit te shkollës se mesme ne Durrës, ka sjelle reagime te forta nga politika. Kryeministri Edi Rama bashke me ngushëllimet per familjen e djalit, i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për t'u siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Rama kërkoi një hetim te plote dhe te shpejte te krimit te rende.  "Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten". Ndërsa për opozitën, ngjarja provoi se shteti është i dobët përballë krimit. Anëtarët opozitare te komisionit parlamentar te Ligjeve braktisen mbledhjen dhe u nisen drejt  Durrësit.

Free Traffic Exchange