Shkozet, vritet nxënësi brenda klasës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siguria e fëmijëve në shkolla mori sot një goditje të rëndë, kur një nxënës në shkollën e mesme profesionale "Beqir Çela" në Durrës, u qëllua ndërsa ishte duke zhvilluar mësim. Viktima është Adriatik Tota, nxënës i vitit të dytë në degën mekanike, i cili vra më armë zjarri nga një nxënës tjetër i shkollës. Sipas të dhënave paraprake 16-vjeçari, me banim në fshatin Kullë të bashkisë Sukth, ka qenë në orën e mësimit në mjediset ku kryhet praktika, bashkë me mësuesin Thoma Llazari dhe 8 nxënës të tjerë. Autori i vrasjes ka qëlluar dy herë me armë zjarri dhe më pas është larguar. Nxënësit e shkollës profesionale kanë bërë të ditur se kanë mësuar prej njëri tjetrit për vrasjen dhe të trembur thonë se nuk kanë parë asgjë. Lajmi për vrasjen e nxënësit solli menjëherë në vendngjarje ministrin e punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Ata kanë theksuar se mbetet shumë për të bërë për sigurinë publike si dhe atë në mjediset e shkollave. Shkolla e mesme "Beqir Çela" ka vetëm një roje që gjendet në derën kur hyn për në mjediset e brendshme të shkollës, kurse tek porta e jashtme nuk ka roje. Policia ka marrë në pyetjet 8 nxënësit si dhe mësuesin që ka qenë i pranishëm kur ndodhi ngjarja e rendë.

Free Traffic Exchange