Nënë e bije, presin zgjidhje për një shtëpi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këto ditë të ftohta dimri të gjithë nxitojmë për në shtëpitë tona ku gjejmë ngrohtësi. Por streha e të moshuarës Petrite Xhaferri e flakur në rrugë pas zbatimit të aktit normativ për kthimin e banesave ish-pronarëve është më e akullt se vet dimri....Banesa e saj është e sajuar në një hapësirë të ngushtë, si çati shërben vetëm një batanije, ndërsa është e rrethuar me plastmasë. E bija Majlinda na tregon se orët e natës i kalojnë plot ankth. Nënë Petritja 77-vjeçare me lot në sy flet për jetën e saj të vështirë. Në Tiranë ka ardhur qysh kur është martuar në moshën 20-vjeçare...Vitet e saj si nënë kanë qenë plot sakrifica, por gjithmonë me shpresën se një ditë do të ishte më mirë...por jeta i duket e padrejtë edhe në pleqëri...Pasi merr medikamentet e rekomanduara nga mjeku ajo mundohet të flejë...por nuk gjen paqe...I ftohti, të qarat dhe gjendja e rënduar psikologjike i çorientojnë të rrahurat e zemrës... Si do të veprohet nga shteti për t'i sistemuar banorët e lënë në qiell të hapur nga zbatimi i aktit normativ për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm. Ky akt normativ i qeverisë së mëparshme u ka shërbyer pronarëve të vërtetë të shtëpive, por nuk ka mjaftuar të zgjidhë problemin e anës tjetër të medaljes, të pastrehët, të gjithë ata të moshuar që nuk kanë mundësinë për ta marrë kredi me një pension modest. Rastet e familjeve të flakura në rrugë po shtohen çdo ditë duke thelluar më tej krizën sociale.. efektet e këtij akti normativ vazhdojnë ende.