Performanca e veçantë kineze - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Vei Juxhio! Baleti i magjishëm i saj dhe i trupës mund të duket si i zakonshëm për profesionistet kineze, por besojeni ose jo, ata janë memece, çka e bën këtë performancë krejt te veçantë. E ndodhur në Tirane për herë te parë Vei, është pjese e një ansambli të tërë, të gjithë me aftësi të kufizuara, plot 110 persona. Por, kur i sheh ata në skenë, fjala; aftësi e kufizuar nuk ka me kuptim. Jo Tao, i verbër, është gjithashtu pjese e trupës kineze. Ai nuk di asnjë fjale shqip, përveç faleminderit, por këngën në gjuhën tonë e ka memorizuar ashtu siç bën me nga një këngë lokale, të çdo vendi që ansambli viziton. E krijuar në vitin 1987, trupa nën emrin memece,ka performuar tashme në mbi 60 vende të botës, këngë dhe balet. Madje, nëse mendoni se të verbrit munden vetëm të këndojnë, ja se çbëjnë ata me shkopin e tyre të bardhë.., magji e cila vjen për here të parë në teatrin tonë të Operës dhe Baletit te martën në mbrëmje.