OSBE: Kujdes ndryshimet në Kodin Penal - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Propozimet per ndryshim te Kodit Penal, me qellim lufte me te ashper ndaj korrupsionit, kane sjelle dhe reagimin e OSBE-së. Ky mision, pasi deklaron se mirepret nismen e ministrise se Drejtesise per te permiresuar kuadrin ligjor shpreh dhe disa rezerva. OSBE-ja deklaron se transferimi i juridiksionit per te gjitha veprat penale, qe lidhen me korrupsionin, pavaresisht natyres dhe shkalles se tyre, ne gjykaten e Krimeve te Renda dhe rrjedhimisht, prokurorise se Krimeve te Renda, nuk i sherben luftes ndaj korrupsionit. Keto ndryshime jane duke u prezantuar ne kete moment nga ministri Naço ne komisionin e Ligjeve. Nje dite me pare reagoi dhe OPDAT, misioni amerikan qe asiston palen shqiptare ne fushen e drejtesie penale. Ata deklaruan se komisioni i Ligjeve nuk eshte  konsultuar me kete mision per ndryshimet ne ligjin antimafia.

Free Traffic Exchange