http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup ekonomistësh ndërkombëtarë shprehen se vendet e varfra duhet të rrisin taksat mbi duhanin për të parandaluar sëmundjet e shumta vdekjeprurëse që sjell tymosja e tij. Në një raport të publikuar në revistën "The Lancet" thuhet se kjo është mënyra e vetme për të përmirësuar shëndetin e banorëve në këto vende. Autorët e studimit këshillojnë gjithashtu edhe rritjen e investimeve në fushën e shëndetësisë në shkallë globale, për të luftuar sëmundjet vdekjeprurëse. Veç rritjes së taksave për duhanin, ata sugjerojnë edhe shtimin e tatimit mbi alkoolin dhe sheqerin. Në studimin e tyre, ekonomistët japin shembullin e Kinës, ku mendohet se rritja me 50 për qind e taksës për duhanin, mund të parandalojë 20 milionë vdekje dhe të gjenerojë 20 miliardë Dollarë të ardhura për 50 vitet e ardhshme. Komisioni që hartoi raportin për revistën "Lancet" kryesohej nga profesorë të Universitetit të Harvardit në SHBA.