Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se diskutimi për ndryshimet në paketën "antimafia", të propozuar nga qeveria, nuk ka nisur akoma. Ndaj, ai theksoi se do të dëgjohen të gjitha grupet e interesit në Parlament, si dhe sugjerimet e misionit amerikan OPDAT.