Si do të tatohen pagat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke nisur që nga data 1 janar 2014 taksat për pagat e të gjithë punonjësve do të ndryshojnë. Ministria e Financave kë përgatitur draftin final, i cili menjëherë pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar që pritet të vijë në Tiranë në datën 3, do të shkojë në Kuvend për miratim. Por si do të ndryshojë tatimi për rrogën e gjithsecilit? Baza, e cila do të tatohet me 0% për çdo kategori është 30 mijë lekë, më pas çdo pagë sipër kësaj kategorie dhe deri në 100 mijë lek do të tatohet me 15%. Për shembull, nëse dikush ka të deklaruar pagën 100 mijë lekë, për pjesën e 30 mijë lekëshit do të paguajë taksë 0, ndërsa për 70 mijë lekë që mbeten do të tatohet me 15%.  Me taksën e re qeveria po ndërton një sistem ku të gjithë ata që marrin më pak se 90 mijë lekë, në të ardhmen do të përfitojnë më shumë nga taksa progresive, ndërsa ata që kanë një pagë më të lartë se kaq do të paguajnë më shumë. Rrogat që kanë si kufi vlerën 90 mijë do të paguajnë njësoj si me taksën e sheshte ashtu dhe me atë progresive. Ndërsa për pagat poshtë kësaj kategorie përfitimi varion nga 3500 deri në 500 lekë. Kështu një person që e ka rrogën 60 mijë lekë, sot paguan për tatim fitimin 6 mijë ndërsa me taksën e re do të paguajë 4500, duke përfituar 1500 lekë. Shkalla e dytë e progresivitetit do të aplikohet për pagat të cilat kalojnë vlerën 100 mijë lekë dhe që shkojnë deri në 300 mijë, ku këtë herë tatimi nuk do të jetë më 15 por 20 %. Ndërsa për pjesën që mbetet taksa do të bëhet 25%. Burime nga ministria e Financave thonë për Vizion Plus, se tatimi i ri do të llogaritet mbi pagën bruto, dhe jo mbi sasinë e parave që punonjësit marrin në dorë.

Free Traffic Exchange