Vetëvendosje fiton në Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Befasia e madhe e zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte humbja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë dhe triumfi i kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. Lidhja Demokratike e Kosovës, fitonte në Prishtinë në të gjitha zgjedhjet vendore prej 14 vjetësh, që pas luftës. Isa Mustafa mbante prej gjashtë vjetësh postin e kreut të komunës. Mirëpo në balotazh, Ahmeti arriti të përmbyste edhe dizavantazhin në vota, nga raundi i parë. Fitorja e Ahmetit u prit me festë e fishekzjarre në kryeqytet, nga militantët e kësaj partie. Mes emocioneve, Ahmeti tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, duke mos bërë dallime partiake. Militantëve të entuziazmuar iu drejtua edhe vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Politikani i ri Shpend Ahmeti njihet si një prej aktivistëve kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai është edhe nënkryetar i Vetëvendosjes dhe një prej figurave kryesore të jetës politike në vend. Rezultatin e Vetëvendosjes në Prishtinë, por edhe humbjen e disa bastioneve nga PDK, LDK apo AAK, analistët e shohin si një frymë të re në Kosovë.

Free Traffic Exchange