Rubik, problem shkollat pa ngrohje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikonstruksioni i shkollave ka nxjerrë jashtë funksionit ngrohjen nëpërmjet druve të zjarrit në shumë shkolla në Rubik. Një prej tyre është edhe shkolla 9-vjeçare e këtij qyteti, ku prej 3 vitesh ngrohja bëhet nëpërmjet energjisë elektrike. Kreu i bashkisë së Rubikut, Gjok Vuka shpjegon se rikonstruksioni i shkollës duhet të shoqërohej me funksionimin e ngrohjes qendrore, por kjo nuk ka ndodhur. Në kushtet kur nuk ka ngrohje dhe dimri po troket përditë e më ashpër, e vetmja zgjidhje duket se mbetet ngrohja me energji elektrike. Kjo mënyrë është konsideruar më e mira, edhe pse institucionet shkollore janë një nga ato institucione shtetërore, që nuk paguajnë detyrimet e tyre te kompania e shpërndarjes së energjisë. Por, përdorimi pa kriter i ngrohësve ka rrezikuar në një rast edhe djegien e shkollës, duke sjellë edhe pezullimin e mësimit për një ditë. Lek Ndoj, drejtori i shkollës thotë se në këto kushte është e pamundur të bëhet mësim normal. Në shkollën 9-vjeçare të Rubikut mësojnë rreth 300 nxënës. Shpresa për ngrohjen e tyre varet krejtësisht nga rrjeti elektrik.

Free Traffic Exchange